Franca “hakmerret” ndaj Argjentinës, plas sherri në fund

Rivaliteti mes Argjentinës dhe Francës u ndez në finalen e Botërorit Katar 2022. Leo Messi me shokë fituan Kupën e Botës dhe gjatë festimeve nuk munguan thumbimet ndaj francezëve.

Me këta të fundit që kishin bërë të njëjtën gjë kur triumfuan në Rusi 2018.

Njësoj ndodhi edhe pak ditë më parë kur skuadra Albiceleste fitoi Kupën e Amerikës.

Lojtarët latinë nisën kore që përmbanin ofendime me bazë racore ndaj lojtarëve francezë me origjinë afrikane.

Sidomos kundrejt “yllit” Kylian Mbappe. Dhe në Olimpiadën e Parisit, dy skuadrat kombëtare u ndeshën sërish mes tyre.

Me francezët që u hakmorën duke fituar 1-0 në Bordeaux. Falë golit të shpejtë të Matetas (5’). Që solli kualifikimin e “Gjelave” në gjysmëfinale.

Në fund sherr i madh dhe tension pafund, ndërkohë që gjatë festimeve të fitores francezët provokuan edhe tifozët argjentinas.

Thierry Henry, trajneri i skuadrës olimpike të Francës ka reaguar duke kërkuar ndjesë për atë që ndodhi në fundin e takimit.

“Fitore madhështore, fantastike, u kualifikuam. Ishte ajo që donim dhe ia dolëm.

Përleshjet? Ju i njihni argjentinasit më mirë se unë. Më vjen keq për atë që ndodhi. Kërkoj falje, pasi mungoi shpirti olimpik.

Gjithsesi, kjo fitore do të mbetet në histori. Tani është radha e Egjiptit, duam të fitojmë përsëri”, u shpreh ish-sulmuesi legjendar francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close