F1, Çmimi i Madh i Holandës në dyshim

I planifikuar të niste këtë javë, kampionati i Formula 1 do të ketë vonesa. Koronavirusi ka bërë që të anulohet Grand Prix Australia, ku gjithçka do të niste.

Infektimi me Covid-19 i pilotit të McLaren dhe shkuarja në karantinë e gjithë stafit prej 12 personave të kësaj skuadre, shtyu suspendimin e garës së Melbourne.

Së fundmi raportohet se edhe gara e Zandvoort (Holandë) është në pikëpyetje. Këtë e ka konfirmuar shefi i kësaj gare, Jan Lammers.

“Ne nuk kemi pranuar akoma ndonjë komunikatë zyrtare” ka thënë Lammers për ‘Autosport’.

“Kështu, F1 dhe FIA nuk kanë thënë asgjë për Dutch GP që është shtyrë, kështu që data 3 maj qëndron akoma – derisa pritet një mesazh” ka shtuar ai.

“Sigurisht, askush nuk do të befasohet nëse gara ricaktohet për tjetër datë” ishin fjalët e Lammers.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i ardhshëm i F1 dhe FIA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close