Formula 1 anulon Grand Prix Australia

Gjatë gjithë ditës është diskutuar për Grand Prix Australia të Formula 1, pasi piloti i McLaren është prekur nga koronavirusi.

Tutje, edhe Lewis Hamilton shprehej i shokuar me Formula 1 për vendimin që gara të mbahej.

Duket se me gjithë këto, F1 ka vendosur më në fund të intervenojë.

Raportimet e fundit konfirmojnë se Grand Prix Australia është anuluar, transmeton lajmi.net.

Vendimi është marrë pas një takimi që zgjati 2 orë e gjysmë, mes drejtuesve të F1.

Mbetet të shihet se për kur do të caktohet kjo garë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close