Los Blancos njihet për transferimet e shumta, sidomos pas marrjes së drejtimit nga Florentino Perez.

Perez bëri transferime të bujshme, si Ronaldo, Kaka e shumë të tjerë – ku disa prej të cilëve nuk mbushën pritshmëritë, përcjell lajmi.net.
Marca ka përpiluar një formacion me 11 transferimet më të dështuar të Real Madridit në shekullin XXI, duke marrë parasysh çmimin, reputacionin dhe pritshmëritë për mbërritjen e tyre në ‘Santiago Bernabeu’.
Formacioni (4-5-1): Casilla: Dailo, Woodgate, Walter Samuel, Theo Hernandes: Saviola, Illaramendi, Faubert, Sahin, Drenthe: Cassano. /Lajmi.net/

