Formacionet zyrtare të derbit: Atalanta – Man Utd

Atalanta do të ballafaqohet me Manchester United nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Momentalisht, Man Utd prin në grupin F me katër pikë, kurse Atalanta është e treta me katër pikë.

Këto dy ekipe u përballen dy javë më parë në “Old Trafford” në një sfidë të zjarrtë ku fitoi United 3-2 me përmbysje.

Sonte nuk ka favorit, pasi të dyja ekipet kanë nevojë patjetër për fitore dhe pritet të shohim një tjetër ndeshje interesante.

Formacioni i Atalantas: Musso, Maehle, Palomino, Koopmeiners, Freuler, De Roon, Demiral, Ilicic, Zappacosta, Pasalic, Zapata

Formacioni i Man Utd: De Gea, Bailly, Varane, Maguire, Wan-Bissaka, McTominay, Pogba, Fernandes, Shaw, Ronaldo, Rashford /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close