Bayerni kërkon fitoren e radhës ndaj Benfikës, formacionet zyrtare

Kjo sfidë luhet nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së katër të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Bayerni është duke kaluar formë fantastike, pasi prijnë në grupin E me nëntë pikë të grumbulluara, ndërsa Benfikas është e dyta me katër pikë.

Ekipi gjerman llogaritet favorit, ndërsa portugezët do të synojnë të marrin ndonjë pikë pasi janë në garë të ashpër me Barcelonën për të kaluar tutje.

Formacioni i Bayernit: Neuer; Pavard, Nianzou, Upamecano, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Sané, Coman; Lewandowski

Formacioni i Benfikës: Gilberto, Veríssimo, Otamendi, Morato; Meïté, João Mário, Grimaldo; Pizzi, Yaremchuk, Éverton /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close