Florentino Perez pozitiv me COVID-19

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i prekuri i radhës nga COVID-19. I pari i “Los Blancos” ka dal pozitiv në analizat e fundit.

Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes një komunikate zyrtare.

“Real Madridi komunikon se presidenti Florentino Perez ka dal pozitiv me COVID-19 edhe pse nuk ka shfaqur simptoma”, shkruhet në komunikatën e klubi.

Nga ana tjetër, Zidane është shëruar edhe pse Reali ende nuk e ka konfirmuar me komunikatë zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close