Fitoi 116 milionë euro gjatë karrierës, ylli i NBA-së dëbohet nga banesa pasi nuk pagoi qiranë e majme

Lamar Odom, ish-basketbollisti i njohur i NBA-së, është dëbuar nga shtëpia pasi u akuzua se nuk kishte paguar qiranë e apartamentit në Los Angeles.

“New York Post” raporton se Odom, i cili luajti për Clippers, Mavericks, Heat dhe Lakers gjatë karrierës së tij të suksesshme në NBA, u urdhërua të lironte shtëpinë me qira në Los Angeles, pasi qiradhënësi e paditi për mospagim të 45.000 dollarëve qira të prapambetura.

Executive Recovery Group, Inc. pretendon se Odom nuk ka paguar qiranë për tre muaj, nga 1 janari deri më 31 mars. “Nëse nuk i përmbushni detyrimet tuaja, qiradhënësi do ta ndërpresë kontratën e qirasë sipas së cilës ju e zotëroni pronën”, iu tha Odomit.

Lamar Odom nuk arriti ta paguante të gjithë borxhin e qirasë (45.000 dollarë) brenda tre ditësh dhe u dëbua. Ish-apartamenti i Lamar Odom, i cili kushtonte afërsisht 500 dollarë në ditë, dikur ishte marrë me qira nga reperi i ndjerë Mac Miller.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close