Federata italiane shtynë fundin e sezonit

FIGC është pajtuar që të shtyjnë fundin e sezonit 2019/2020 nga 30 qershori për datën 2 gusht.

Ky vendim do të jetë në linjë me indikacionet e dhëna sot nga UEFA, ku thuhej se ligat duhet të përfundohen deri më 3 gusht.

Sot, FIGC, siç njofton përmes një komunikate, ka marrë vendim që sezoni do të luhet deri më 2 gusht.

Skuadrat e Serie A shpresojnë që të kthehen në stërvitje nga 4 maji, pasi atëherë pritet të hiqen disa prej masave të qeverisë.

Synimi është që të luhen fillimisht ndeshjet e Kupës së Italisë, nga 27-31 maj, ose më së largu deri në qershor.

Gushti mund të përdoret për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Ligës së Evropës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close