Shkencëtari italian: Futbolli nuk ndihmon përhapjen e Covid-19

Shkencëtari italian, Franco Locatelli, i cili është ekspert në fushën e shëndetit publik, ka folur lidhur me rikthimin e mundshëm të futbollit.

Locatelli nuk sheh ndonjë rrezik në rast se futbolli luhet pa tifozë. Numri i lojtarëve dhe gjyqtarëve nuk është aq i lartë për të shfaqur rrezik.

“Nuk mendoj se futbolli paraqet rrezik për përhapjen e koronavirusit. Aty janë 22 lojtarë, plus gjashtë që mund të vijnë nga banka e rezervistëve, si dhe tre gjyqtarë”, ka thënë Locatelli.

“Duhet kontakt solid, dhe kjo nuk duket mjaftueshëm solide”, ka shtuar ai.

Futbolli italian synon të rikthehet në fushat e blerta më 27 maj, për të përfunduar më 2 gusht. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close