Barcelona fuqishëm në garë për Tonali

Anëtari i Brescia, Tonali, është lojtari që po tërheq një vëmendje jashtëzakonisht të madhe nga skuadrat e mëdha evropiane.

Paraqitjet e tashmë anëtarit të Italisë kanë qenë spektakolare, duke bërë që ai të shihet si e ardhmja e mesfushës italiane.

Sipas raportimeve të ‘Corriere della Sera’, në garë për Tonalin së fundmi është futur edhe Barcelona, transmeton lajmi.net.

Katalanët janë gati të ofrojnë 60 milionë euro, plus dy lojtarë të rinj, në këmbim të kartonin të Tonali.

Tonali tashmë është në radarin e skuadrave si Juventus, Inter, Milan, Napoli, PSG, Man Utd e Chelsea, të cilat janë të gatshme të ofrojnë së paku 50 milionë euro. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close