FIFA zbulon tre të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë në botë

Tre të nominuarit janë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, që kaloi një tjetër vit fantastik, ku fitoi titullin e Premierligës dhe EFL Cup, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, në garë për çmimin e më të mirit nga FIFA, është edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini që fitoi “Euro 2020” dhe i Chelseas, Thomas Tuchel, që fitoi Ligën e Kampionëve.

Fituesi do mësohet me 17 janar, në ceremoninë që bëhet në Zurich./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close