FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie

Pas përfundimit të Kupës së Azizë dhe asaj të Afrikës, Qeveria e Futbollit Botëror FIFA, ka bërë renditjen më të re për ekipet përfaqësuese.

Përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë kësaj periudhe, duke pësuar rënie prej 3 pozitave dhe tashmë renditet e 68-ta në botë. Kombëtarja Shqiptare ka humbur dy pozicione në këtë ranglistë edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje prej thuajse tre muajsh.

Kështu Shqipëria ka zbritur në vendin e 64-të nga i 62-ti. Sa i përket Kosovës, edhe përfaqësuesja “Dardane” ka pësuar zbritje me një pozicion, duke shkuar në vendin e 102-të.

Nuk ndryshon klasifikimi sa i takon kryesuesve të listës teksa vendi i parë mbetet pronë e Argjentinës që ndiqet nga Franca dhe Anglia. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close