FFK publikon detaje nga video-mbledhja emergjente e UEFA-s me 55 anëtaret e saj

Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë videolidhje e përfaqësuan presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Në këtë mbledhje nepërmejt videolidhjes, presidenti i Konfederatës Evropiane, Aleksandër Çeferin ka bërë disa propozime që janë miratuar njëzëri nga Federatat anëtare të UEFA-s, prandaj kanë dal këto vendime si mëposhtë: Kampionati Evropian i paraparë të zhvillohet këtë vit është shtyrë për 1 vit dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri me 11 korrik të vitit 2021.

Ndeshjet e play-off për kualifikim për Kampionatin Evropian të parapara të zhvillohën në fund të marsit 2020, janë shtyer për qershor 2020. Detajet tjera do të jepen nga grupi punues i UEFA-s.

Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve.

Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershor. Të bëhen shtyrje në procesin e licensimit të klubeve për garat evropiane. (Detajet do të konfirmohën nga grupi punues i UEFA-s).

Poashtu është vendosur që të shtyhen edhe garat e femrave dhe kategorive të reja, kurse detajet do të pasojnë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close