Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është pranë kompletimit të një transferimi te Lazio, në Serie A.

Mediet në Itali kanë raportuar Lazio do t’i paguajë Fenerbahces 18 milionë euro, ndërsa për sulmuesin do të ofrojë kontratë pesë vjeçare.
Mario Mandzukic, ish sulmuesi i Juventusit, po kërkohet nga Fenerbahce, si pasues i Muriqit.
Raportohet se Fenerbahce i ka ofruar kontratë dy vjeçare 34 vjeçarit.
Mandzukic gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Wolfsburg, Bayern Munich dhe Atletico Madrid, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Al-Duhail./Lajmi.net/

