Futbollisti legjendar brazilian, Juninho kaloi ditët më të mira të karrierës së tij te Lyon, ekip ky që dominonte në Francë.

Lyon pati paraqitje të mira edhe në Ligën e Kampionëve, dhe golat e bukur të Juninhos nuk munguan.
Një gol shumë të bukur braziliani shënoi edhe kundër Barcelonës më 24 shkurt të vitit 2009, në ndeshjen e cila përfundoi 1:1.
Në këto ditë kur futbolli është pezulluar, faqja e Ligës së Kampionëve na kthen në kujtesë këtë mrekulli të Juninhos.
https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1247469414234099712

