“F1 do të mbijetojë nga kriza e Covid-19, por jo të gjitha skuadrat”

Anash virusit dhe infektimit të njerëzve, Covid-19 po rrezikon seriozisht edhe sferën e ekonomisë.

Formula 1 është në mesin se sporteve që rrezikojnë humbje të mëdha ekonomike. Lidhur me këtë ka folur edhe shefi i McLaren, Andreas Seidl, i cili ka besimin se F1 do të jetë e aftë t’i mbijetojë krizës, por nuk është i sigurt se të gjitha skuadrat do ta bëjnë këtë.

“Të jem i sinqert, nuk shoh ndonjë rrezik që Formula 1 të mos ekzistojë vitin tjetër”, ka thënë fillimisht shefi i McLaren.

Unë mendoj se rreziku më i madh që shoh është që do të humbim ndonjë skuadër, nëse nuk marrim aksione decisive tani”, shtoi Seidl, transmeton lajmi.net.

Formula 1 ka humbur një numër garash deri më tani, pikërisht si pasojë e përhapjes së Covid-19. Nuk dihet akoma se cila do të jetë gara e parë e sezonit. Gara më e afërt, që nuk është shtyrë akoma, është ajo e French GP. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close