Ernest Muçi në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

Ernest Muçi ka qenë një nga protagonistët kryesor të xhiros së 15-të në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte njeriu i ndeshjes në sfidën që Trabzonspori e fitoi 1-2 në fushën e Goztepes, falë dopietës spektakolare së tij.

Me dy finalizime vendimtare dhe një paraqitje të nivelit më të lartë, Muçi jo vetëm i dha ekipit tre pikë ekipit turk, por u rendit mes 11-shes më të mirë të javës sipas “Sofaskor”.

Në këtë formacion elitë së bashku me Muçin u përfshinë edhe emra tjera të njohur si Milan Shkrinja, Viktor Osimhen, por edhe shqiptari tjetër Fidan Aliti.

Forma e shkëlqyer e Muçit po shndërrohet në një armë të fuqishme për Trabzonsporin, që tashmë ngjitet në vendin e dytë në renditje me 34 pikë, vetëm dy më pak se liderët e Gallatasaraji. Me këtë ritëm, sulmuesi shqiptar po konfirmohet si një nga yjet më të ndritshëm të Superligës turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close