Enrique publikon listën e Spanjës për ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Ukrainës

Seleksionuesi i përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrike ka publikuar listën me futbollist që do ti llogaritë për dy ndeshjet ndaj Gjermanisë dhe Ukrainës në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve. Në grumbullimin e parë pas rikthimit të tij në stolin e La Rojas, ish-trajneri i Barcelonës ka ftuar shumë të rinj, një pjesë e të cilëve pritet të debutojnë me Spanjën. Tre portierët e ftuar janë De Gea, Kepa dhe Simon. Enrike për mbrojtës ka thirrur Navasin, Karvajal, Ramos, Torres, Llorente, Gaja, Reguilon e Garsia. Mesfusha e Spanjës do të përbëhet me emra si Ruiz, Tiago, Buskets, Rodri, Merino, Olmo dhe Rodrigez. Ndërkohë për këto dy ndeshje për repartin e sulmit janë përzgjedhur Rodrigo, Ojarzabal, Traore, Asensio, Fati e Torres.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close