Elif Elmas ishte heroi i Napolit në fitoren 2:0 ndaj Parmës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në Seria A. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, shënoi golin e parë për Napolin në minutën e 32-të, duke dribliuar mbrojtjen e Parmës dhe me të majtën realizoi për shifra 1:0. Ndërkohë golin e dytë e shënoi Politano në minutën e 82-të. Elmasi që ishte më i miri në fushë në këtë ndeshje, u zëvendësua në minutën e 77-të.

Napoli me këtë fitore u ngjit në pozitën e katërt me 37 pikë të tubuara.

