Edhe pse transferimi nuk u realizua para disa javësh, drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnati, ende nuk është dorëzuar nga mundësia për ta sjellë Elif Elmasin.

Reprezentuesi i Maqedonisë, i cili këtë verë për një kohë të shkurtër u lidh me një transferim me vlerë rreth 17 milionë euro, është kthyer te RB Leipzig, por komunikimi mes dy klubeve nuk është ndërprerë plotësisht. Bisedimet mes Torinos dhe Leipzigut janë rihapur dhe do të vazhdojnë në periudhën në vijim.
Çmimi që Torino ka ofruar për gjermanët është 12 milionë euro. Roma gjithashtu ka shprehur interes për Elmasin, por lojtari, sipas informacioneve nga burime të afërta me mediat italiane, ka pasur një përvojë shumë pozitive gjatë qëndrimit të tij në Torino dhe është i gatshëm të rikthehet te Torino.
E ardhmja e Elmasit mbetet e hapur, por shkupjanipëlqen Torinon para Romës.

