EKSKLUZIVE | Voska Sport akord me Mensalaon, të shtunën prezantimi 

Burime të Sportmania-s mësojnë se përfundimisht ka ardhur te akordi i drejtuesve të Voska Sport dhe brazilianit, Andre Mensalao.
Mesfushori 33 vjeçar do të prezantohet si futbollist i ri i Voskës të shtunën, me çka do të zyrtarizohet kthimi i tij në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi në sezonin 2021/2022 ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Angazhimi i tij pritet të sjellë cilësi shtesë në formacionin e Voska Sport që në gjysmësezonin pranveror do të ketë ambicie të dyfishta. Në kampionat Voska do të ketë detyrë të sigurojë mbijetesën, ndërkohë janë gjysmëfinalist të Kupës dhe përmes kësaj gare kërkojnë trofeun e parë në histori dhe dalje në skenën ndërkombëtare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close