EKSKLUZIVE: Shkupi përforcohet me një tjetër brazilian 

FC Shkupi me shumë seriozitet do të nis garën në kampionat për sezonin e ri, ku pas marrëveshjes me Armin Hodzic ka marrë edhe një përforcim tjetër. 

“Sportmania” ekskluzivisht merr vesh se drejtuesit e Shkupit kanë arritur akord me futbollistin brazilian, Niltinho. Sipas asaj që arrijmë të mësojmë jo zyrtarisht, braziliani iu ka bashkuar grupit të Shkupit dhe ka filluar me stërvitje me bardhekaltërit. 

29 vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Valletas, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Panachaiki, Nautico, Ponte Preta, Chaves, Atletico Go, Chapaecoense e të tjera. 

Nëse kjo marrëveshje arrin të zyrtarizohet, atëherë Niltinho bëhet futbollisti i tretë brazilian që do të luaj me Shkupin në këtë sezon, pas Queven dhe Sampaio. 

Shkupi ndeshjen e parë në sezonin e ri në kampionat, do ta luaj të hënën ndaj Rabotniçkit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close