Ai sugjeroi që lojtarët të hiqnin dorë nga një pjesë e pagave të tyre për të ndihmuar klubet të ruanin një lloj stabiliteti – nëse jo, mund të ketë probleme serioze në shumë klube më të rrezikuara të futbollit.

Në një bisedë me EFE, Gay de Liébana deklaroi se situata aktuale për klubet spanjolle gjatë pandemisë koronavirus ka arritur në “një moment shumë kritik”, transmeton lajmi.net.
“Nëse pezullimi i garave vazhdon edhe për disa javë të tjera, Federatat duhet të shpallin të pavlefshme të gjitha turnet vendas dhe të fillojnë përsëri nga zero sezonin e ardhshëm për të shmangur çdo padrejtësi”. /Lajmi.net/

