Didier Dechamps ka dhënë një lajm jo të mirë për sulmuesin Olivier Giroud, i cili nuk e ka ftuar atë për tre ndeshjet e shtatorit.

Duket se rikthimi i Benzemas në kombëtaren franceze, ka bërë që 34-vjeçari të mos ftohet nga Dechamps.
Listës së sulmuesve të ftuar të kombëtares për ndeshjet e shtatorit i prijnë Benzema, Coman, Griezmann, Lemar, Martial, Mbappe dhe Diaby.
Mos-ftesa e Giroud nënkupton që ai nuk do të ftohet për ndeshje kompetitive me Francën për herë të parë në 10 vite, që nga tetori 2011.
Përndryshe sulmuesi 34-vjeçar është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kombëtares franceze, duke u gjendur vetëm prapa Thierry Henryt i cili mban rekordin me 51 gola të shënuara, karshi Giroud që ka 46 deri tani.
Tre ndeshjet që Franca do t’i zhvilloj gjatë shtatorit, janë ndaj Bosnës dhe Hercegovinës, Ukrainës dhe Finlandës. /Lajmi.net
Olivier Giroud left out of a France squad when not injured for the first time since October 2011. pic.twitter.com/enSaN8VPwH
— Robin Bairner (@RBairner) August 26, 2021

