Sipas gazetës italiane, Tuttosport, gjigantët e Serie A janë të prirë të nënshkruajnë me brazilianin gjatë verës, si një lojtar i lirë.

E ardhmja e Willian te Chelsea është në dyshime me lojtarin dhe klubin që akoma nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje të re, për të zgjatur qëndrimin në ‘Stamford Bridge’.
Për shërbimet e Willian të interesuar janë edhe Arsenal dhe Tottenham.
Kujtojmë se 31 vjeçari te Chelsea është transferuar në vitin 2013 nga rusët e Anzhit./Lajmi.net/

