E thotë eksperti i transferimeve: Fenerbahce shpreh interesim për huazimin e Muriqit

Kosovari nuk e gjeti fare formën te klubi italian, ku qëndron në bankinë shumicën e ndeshjeve, derisa shumë rrallë luan, transmeton lajmi.net.

Por, kjo formë e dobët te Lazio duket se do mbarojë, pasi Fenerbahce ka shprehur interesim për ta rikthyer në skuadër.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira raporton se klubi kroat e do Muriqin gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Vedat Muriqi mund të largohet nga Lazio në janar. Fenerbahce ka shprehur interesim për rikthimin e sulmuesit në formë huazimi”.

Ndërkohë, në shtatë ndeshjet e fundit, Muriqi ka zhvilluar vetëm gjashtë minuta dhe që rikthimi te Fenerbahce do t’i bënte mirë, ku do luante pranë Mërgim Berishës dhe Mesut Ozilit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close