E papritur, Dortmund i ofron Haalandit gati dyfishin e pagës për të qëndruar edhe një sezon

Norvegjezi ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro, por klubi gjerman është duke provuar t’ia largojë, transmeton lajmi.net.

Siç raporton, SportBild, Dortmund i ka ofruar Haalandit gati dyfishin e pagës për të qëndruar edhe një tjetër sezon në “Signal Iduna Park”.

Dortmund i ka ofruar qendërsulmuesit rritje nga 8 milionë euro sa fiton tani, në 15 milionë euro për sezon.

Ndërkohë, futbollisti ende nuk ka vendosur dhe është raportuar që vendimi përfundimtar do vijë në muajin prill ose maj.

Kujtojmë, se top klubet si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Bayern Munich dhe PSG e duan Haalandin./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close