Depay thotë se nuk pendohet për kalimin te Barcelona

Në një intervistë për ESPN, holandezi bëri të qartë se nuk është penduar për kalimin te Barcelona, transmeton lajmi.net.

“A pendohesh për transferimin? Si mund ta bëni këtë pyetje? Kjo është Barcelona. Nuk mendoj që e dini sa i madh është ky klub dhe çfarë nënkupton për një lojtar nëse kalon në këtë klub. Asnjëherë nuk do pendohem”.

Tutje, Depay nuk është i shqetësuar për rezultatet e fundit.

“Pavarësisht rezultateve, jam shumë i lumtur në klub. Ishte vështirë për skuadrën. Nuk dua të flas shumë, por njerëzit mendojnë se sezoni ka mbaruar”.

“Ka shumë ndeshje që do zhvillohen. Çdo gjë është e hapur. Por, si lojtar, duhet të kesh përgjegjësi dhe t’i marrësh ato. Ndihesh i shqetësuar. Të gjithë lojtarët marrin përgjegjësi te Barcelona. Kjo është normale për një klub të tillë”.

“Ata janë të mësuar të fitojnë gjithçka me futboll të bukur, por nuk jam i shqetësuar”, deklaroi ai.

Barcelona për momentin renditët në pozitën e nëntë në tabelë me 12 pikë, pesë më pak se lideri Real Madrid, mirëpo ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close