E kërkon Juventusi dhe Milani, Konte ka marrë vendimin për të ardhmen

Antonio Konte thuhet se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe e ka bërë të qartë se do të dëshironte të qëndronte me Napolin për sezonin 2025-26. 

Megjithëse ai u emërua vetëm më pak se një vit më parë, Konte tashmë është lidhur me largimet nga Napoli, veçanërisht te Juventusi, klub që ende po shqyrton opsionet, me Igor Tudor në krye aktualisht deri në fund të sezonit 2024/25.  

Milani, ndërkohë, kishte konsideruar gjithashtu emërimin e Konte-s në fund të sezonit 2023-24, dhe gjithashtu është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Serxhio Konseisao në fund të sezonit aktual.

Megjithatë, pavarësisht interesimit nga një prej ish-klubit të tij dhe nga kuqezinjtë, Konte ka vendosur që ai dëshiron të qëndrojë me Napolin për sezonin 2025-26, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Ky medium pretendon se Konte dëshiron të ‘përfundojë’ projektin që filloi dhe ta drejtojë Napolin në fushatën e tyre në Ligën e Kampionëve në sezonin 2025-2026.  

Napoli gjithashtu pritet të ketë një ndryshim të madh në afatin kalimtar të verës, i cili do të financohet kryesisht nga shitja e Viktor Osimhen dhe me paratë që u mblodhën nga transferimi i Kviça Kvaratshkelia në janar te Paris Sen Zhermeni.

Konte pritet të ketë një ndikim të madh në blerjet e Napolit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close