Siç raporton gazeta spanjolle “AS”, Manchester City tashmë ka një marrëveshje me Jorge Mendes për kushtet personale me Cristiano Ronaldon.

Ndërkohë gazetari portugez, Gonçalo Lopes ka raportuar se tani transferimi i Ronaldos tek Manchester City është e kryer. Këtë ai e ka konfirmuar nëpërmjet një ‘tweeti’ të tij.
Sipas këtij gazetari, Cristiano tashmë ka biseduar me Guardiolan, dhe gjithçka është në duart e agjentit të tij Mendes dhe Juventusit, për të gjetur konsensusin e largimit të portugezit në drejtim të klubit anglez.
Juventus po dëshiron që se paku të përfitoj rreth 30 milion euro për largimin e portugezit, megjithatë kjo mbetet të shihet në vazhdim nëse klubi anglez do të bëj një ofertë apo ekipi italian ta lirojë pa para portugezin. /Lajmi.net

