Portieri gjerman, Neuer, është duke bërë të gjitha kalkulimet e nevojshme para vendimit të tij për të ardhmen.

Sipas ‘Kicker’, Neuer po shtynë për një kontratë të re katër vjeçare, me Bayern Munich.
Gjithsesi, kampionët e Bundesliga janë të interesuar të vazhdojnë kontratën e 34 vjeçarit vetëm deri në vitin 2024.
Kontrata aktuale e Neuer skadon në vitin e ardhshëm.
Neuer mund të largohet nga klubi si transferim i lirë, nëse një kompromis nuk arrihet. Për portierin po interesohet edhe Chelsea.

