Dzeko refuzon rikthimin në Premierligë te skuadra angleze

Situata mes kapitenit të Romës dhe trajnerit Paulo Fonseca nuk është e mirë, derisa boshnjaku nuk është përfshirë në listën e lojtarëve kundër Spezias në vikend, transmeton lajmi.net.

Dzeko u stërvit i vetëm ndaras nga grupi dhe thuhet se West Hami ka bërë një ofertë për ish sulmuesin e Manchester Cityt.

Sulmuesi refuzoi këtë ofertë, por insiston se dëshiron largimin gjatë këtij afati veror.

Thuhet se marrëveshja mes lojtarit dhe Fonsecas nuk mund të rregullohet dhe nuk ka asnjë mënyrë që gjërat të rikthehen si më parë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close