Dybala ‘tradhton’ Mourinhon: De Rossi ka sjellë te Roma atë që na mungonte

Roma po marshon drejt një vendi në Champions League me Daniele De Rossin në stol, që një muaj më parë zuri vendin e Jose Mourinhos.

Skuadra verdhekuqe fitoi dje 4-0 ndaj Cagliarit në kampionat dhe protagonist ishte sulmuesi argjentinas Paolo Dybala, autor i dy golave.

“U argëtuam në këtë ndeshje. Rrezikuam disi vetëm në fundin e pjesës së parë, pasi po bënim presion në zonën kundërshtare. Më vjen mirë që De Rossi më ka krahasuar me Tottni, duke qenë se e njeh mirë, pasi kanë luajtur bashkë. Totti është unik si në Romë ashtu dhe në Itali”, tha Dybala.

“Skuadra po ecën mirë, De Rossi ka sjellë entuziazëm në ekip, gjë që na mungonte. I njeh këta njerëz më mirë se të gjithë ne. Patëm disa javë të gjata duke punuar, shpresoj që të bëjë këtu te Roma gjëra të mira dhe të fitojmë sa më shumë”, tha sulmuesi argjentinas.

Dybala foli më tej edhe për Mourinhon: “Ajo që duhej t’ia thosha ia thashë privatisht. Është faji i të gjithëve nëse gjërat me të nuk shkuan mirë këtë sezon. Në futboll ata që e paguajnë janë trajnerët, por edhe ne lojtarët duhet të shohim brenda vetes dhe të gjejmë arsyet e asaj që ndodhi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close