Ylli argjentinas më 21 mars kishte njoftuar se ishte prekur nga koronavirusi, por shtonte se shëndeti i tij ishte i mirë.

Gjendja e tij vazhdon të jetë e mirë.
“Ne jemi mirë”, ka shkruar Dybala në Instagram një ditë më parë, duke lënë të kuptohet se ai po vazhdon të shërohet nga ky virus.
Juventus ishte skuadra e parë që konfirmoi një lojtar me koronavirus në itali, me Daniele Ruganin e infektuar.
Përveç Ruganit dhe Dybala, i prekur nga koronavirus te Juventus është edhe Blaise Matuidi.

