Familjarët vizituan yllin e Juventusit në Torino dhe u kthyen në Argjentinë në 12 mars.

Por kuptohet që nëna e Dybala, vëllai Gustavo dhe partneri i tij ishin parë rregullisht duke u larguar nga shtëpia e tyre dhe duke shëtitur në publik në Cordoba, transmeton lajmi.net.
Tani sipas gazetave argjentinase La Voz del Interior dhe Ole, të tre u morën nga policët pasi dështuan të zbatonin rregullat e izolimit.
Ata u vendosën në karantinë në spitalin e Cordobës dhe tani janë në pritje të rezultateve për të parë nëse ata kanë testuar pozitivisht për Covid-19.
Dybala konfirmoi se ai dhe e dashura e tij kontraktuan virusin vdekjeprurës në një postim në Instagram të shtunën. /Lajmi.net/

