Drita – Shkëndija: Vlera e dy skuadrave dhe ecuria e tyre 

Evropa sjell një derbi të rrallë shqiptar, një duel që shkon përtej fushës së gjelbër dhe futbollit – Drita e Gjilanit përballet me Shkëndijën e Tetovës në një ndeshje ku në lojë është krenaria, identiteti dhe ambicia për të ecur më tej në garat ndërkombëtare. 

Dy klube historike, dy filozofi loje dhe një synim i përbashkët: fitorja për të ecur tutje në Ligën e Konferencës.

Si Drita ashtu edhe Shkëndija këtë vit për herë të parë kanë arritur në fazën e ligës në Ligën e Konferencës dhe duan të bëjnë mrekulli, për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Sfida mes Dritës dhe Shkëndijës zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ sonte (e enjte) me fillim nga ora 21:00, derisa janë shitur deri më tani mbi 10 mijë bileta.

Ky është një takim që mbart emocion, histori dhe peshë kombëtare pasi zhvillohet vetëm një ditë para ditës së flamurit. Dy skuadra shqiptare ballë për ballë në Evropë, një skenë që nuk shihet shpesh dhe që pritet të ofrojë spektakël nga minuta e parë e deri në fund si në tribuna ashtu edhe në fushë.

Vlera e skuadrave:

Sipas vlerësimeve të fundit, të dy skuadrat përballen me një vlerë të ngjashme në tregun futbollistik nga faqja e specializuar Transfermarkt.

Drita janë një skuadër që kanë vlerë prej 6,58 milionë euro, derisa tetovarët janë më lartë me 500 mijë euro, pasi vlera e skuadrës kuqezi është 7,1 milionë.

Futbollistët më të vlefshëm:

Drita dhe Shkëndija kanë në radhët e tyre disa nga futbollistët më të mirë si në kampionatin kosovar ashtu edhe atë Maqedonisë.  

Te Drita futbollisti më i vlerësuar është mesfushori Albert Dabiqaj, i cili vlerësohet 600 mijë euro nga Transfermarkt.

Kapiteni Rron Broja është në pozitën e dytë me vlerë prej 550 mijë eurove. 

Në pozitat tre dhe katër janë dyshja, mbrojtësi Egzon Bejtulai dhe sulmuesi Almir Ajzeraj që vlerësohet nga 500 mijë euro, ndërkohë top pesë e mbyll sulmuesi Arb Manaj me një vlerë prejk 450 mijë euro.

Te skaudra tetovare lojtari më i vlerësuar është qendërmbrojtësi Klisman Cake, pasi reprezentuesi shqiptar ka një vlerë prej 700 mijë eurove. 

Në pozitat dy dhe tre me vlerë nga 500 mijë euro janë mesfushori defensivë Reshat Ramadani si dhe sulmuesi anësorë Fabrice Tamba.

Përballja e parë e dy skuadrave shqiptare në fazën e ligës në Evropë:

Drita dhe Shkëndija është dueli i parë i dy skuadrave shqiptare në garat evropiane.

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që dy ekipe shqiptare të përballeshin në fazën e ligës, por ka ndodhur në kualifikuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close