Sot në Antalia të Turqisë u zhvillua ndeshje kontrolluese ndërmjet Fc Sogdiana nga Uzbekistani dhe Malisheva nga Kosova. Takimi u mbyll me barazim 1:1, ndërsa spikat super goli i shënuar nga ish-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Ljupço Doriev. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut në minutën e 20-të lëshoi një të djathtë të fortë që mori një devijim dhe përfundoi në rrjetën e Malishevës. Rezultatin përfundimtar 1:1 e vendosi Drilon Hazrollaj me gol nga penaltia.


