“Do të ishte tragjedi nëse Liverpool nuk e fiton titullin”

Premierliga ka pezulluar sezonin deri më 3 prill, dhe nuk dihet nëse ai do të vazhdojë.

Është raportuar se ky sezon edhe mund të përfundojë me ndeshjet e mbetura, por në dyshime është se çfarë do të ndodh me Liverpoolin, që është shumë shumë pranë titullit pas 30 vitesh.

“Sa më gjatë të shkojë, do të jetë më i vështirë përfundimi i sezonit”, ka deklaruar Pearson, përcjell lajmi.net.

“Ne duhet ta ruajmë këtë në perskeptivë, natyrisht, por për Liverpool do të ishte një tragjedi të mos e përfundonte sezonin”.

“Por, le të mos dalim përpara vetes. Kur të vije prilli mund të jemi në gjendje të rifillojmë dhe të vazhdojmë edhe në muajt e verës”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close