Djokovic: Respekt për Federer dhe Nadal, por më i forti është një tjetër

Tenisti i njohur serb, Novak Djokovic, dha një intervistë të gjatë për median e njohur amerikane CBS. Djokovic foli për shumë çështje sportive dhe jo vetëm, ku nuk harroi pa përmendur edhe rivalitetin e fortë me Rafa Nadal dhe Roger Federer.

Kemi ndarë skenën e suksesit mes nesh, kam shumë respekt për të dy. Shpresoj që një ditë të ulem me rivalët e mi dhe të diskutojmë. Presioni në të tilla ndeshje është edhe më i madh. Në disa raste ke edhe publikun kundër teje.

Mund të them se Carlos Alcaraz është tenisti më i kompletuar që kam parë ndër vite, e kam patur të vështirë përballjen me të“.

Më tej, 36-vjeçari u pyet për vazhdimësinë e karrierës së tij të gjatë, ku deklaroi se nuk e sheh afër largimin nga ky sport:

Jam ende i uritur për fitore, po përpiqem të jem i sinqertë me veten time dhe të shpalos ato objektiva që mund të arrij. Dua të vazhdoj të thyej rekorde“.

Djokovic u ndal edhe te jeta e tij private, ku foli me doza krenarie për çfarë ka arritur në sportin e tenisit:

“Kam ëndërruar gjithnjë që një ditë fëmijët e mi të më shohin duke luajtur në Wimbledon. Jam krenar që kjo ka ndodhur duke e fituar disa herë këtë kompeticion”, e mbylli numri një i tenisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close