Ylli i Wolverhampton, Diogo Jota, është në mesin e emrave në listën e dëshirave të Arsenal, për merkaton e verës, bën të ditur ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.

Jota, 23 vjeçar, ka shënuar 15 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Wolves.
Performancat e tij që kur erdhi nga Atletico Madrid në 2017 kanë qenë të mjaftueshme për të bindur Mikel Artetan për ta vendosur lojtarin në listën e ngushtë.
Atletico mund të fitojnë një përqindje nga transferimi i lojtarit, kështu që Wolves do të kenë një çmim më të lartë të caktuar për lojtarin.
Kontrata aktuale e Jota me Wolves është valide dëri në vitin 2022. /Lajmi.net/

