Ish sulmuesi i Palermos, Napoli dhe PSG është jashtë kontratës dhe ka qenë i lidhur me skuadra italiane, përfshirë Romën, Lazio dhe Fiorentina.

Ai me sa duket e kishte ndarë mendjen me një transferim në Portugali te Benfica.
Sidoqoftë, A Bola sqaron se negociatat kanë dështuar pasi klubi bëri kërkesë për të ulur pagën.
Cavani kërkonte një kontratë tre vjeçare me vlerë 10 milionë euro në sezon, e cila ishte thjesht përtej mundësive të Benficas, veçanërisht për një 33-vjeçar.
Destinacioni i tij më i mundshëm tani është Atletico Madrid, i cili kishte qenë në bisedime të avancuara me uruguaianin disa javë më parë. /Lajmi.net/

