Daniell Dimevski president i ri i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut

Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut pas një kohe shumë të gjatë do të ketë një emër të ri në pozitën e presidentit. Daniell Dimevski është kryetari i ri i KOM-it, pasi u zgjodh si prirës i ri i këtij institucioni sportiv në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sonte në Shkup.

Ai zë vendin e Vasil Tupurkovskit, me këtë të fundit që merr titullin president nderi i KOM

Kuvendi Zgjedhor i KOM kaloi me shumë polemika, pasi shumë kuvendarë lëshuan para kohe takimin, duke kërkuar shtyrjen e të njejtit për shkak të shumë mospajtimeve

Dimevski me 30 vota PRO merr mandatin e presidentit të MOK, por duket se polemikat do të vazhdojnë shkaku i përzierjes së “jashtme” në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Komitetit Ndërkombëtarë Olimpik hapur doli kundër Komitetit Olimpik të Maqedonisë që duke dashur të hapin rrugën e Dimevskit drejt kreut, krijonte pengesa për kandidimin e Aleksandra Vojneska-Zikova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close