Barcelona ka fituar transfertën me Juventusin me rezultat 0:2. Katalanët, kanë arritur të shfrytëzojnë mungesën e Cristiano Ronaldos te Juventus, për të marrë pikë të plota nga ky udhëtim.

Ousmane Dembele i dha epërsinë e parë Juventusit.
Sulmuesi francez shënoi në minutën 14’ të ndeshjes, pas një asistimi të Lionel Messit.
Argjentinasi u regjistrua edhe vetë në listën e golashënuesve, duke shënuar nga penalltia në minutën e 90′.
Një fakt interesant nga kjo ndeshje ishte se Alvaro Morata shënoi tre herë, por të tre golat u anulua nga VAR.
Me këtë fitore Barcelona numëron gjashtë pikë dhe zë vendin e parë në grupin G.

