Federata e Futbollit të Shqipërisë ka vendosur në shitje biletat për ndeshjen kundër Letonisë.

Shqipëria në shtator luan një ndeshje të rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026, shkruan Indeksonline
Tashmë FSHF-ja njofton tifozët se biletat kanë dalur në shitje dhe mund të blihen në sajtin: ebileta.al
Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet më 9 shtator nga ora 20:45 në “Air Albania”.

