Mediat spanjolle raportojnë se braziliani ka refuzuar të hyjë në lojë në ndeshjen ndaj Celta Vigos, ku qëndroi në stol, gjatë tërë ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Coutinho thotë se shumë profesionistë dhe që është 100 për qind gati, ngase nuk ndjenë më dhimbje.
“Isha shumë i befasuar kur i dëgjova lajmet sepse tërë karrierën time kam qenë profesionistë. Gjithmonë kam respektuar të gjithë”.
“Që prej rikthimit nuk kam pasur mundësi të luajë vazhdimisht në nivelin e lartë, por fizikisht jam mirë. Është e qartë se qëndrimi për nëntë muaj është vështirë, duke ardhur nga tre operime radhazi në të njëjtin gju, por që kur jam rikthyer nuk ndjejë dhimbje. Jam 100 për qind gati dhe shumë i lumtur që u riktheva këtu”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Barcelona thuhet se është duke u munduar ta shesë Coutinhon te Newcastle United./Lajmi.net/

