Blutë thonë se iniciativa erdhi nga pronari Roman Abramovich, me kryetarin Bruce Buck i cilia ra dakord në detaje me NHS.

Kostot e akomodimit do të mbulohen nga Abramovich, i cili ka në pronësi Chelsea që nga viti 2003, transmeton lajmi.net.
Në komunikatën në faqen zyrtare të klubit të mërkurën shkruan: ”Shumë prej personelit mjekësor do të punojnë me ndërrime të gjata dhe mund të mos jenë në gjendje të udhëtojnë në shtëpi ose përndryshe do të duhet të bëjnë udhëtime të gjata”.
“Akomodimi lokal ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së këtij personeli vendimtar në këtë kohë kritike”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Chelseat. /Lajmi.net/

