Ronaldo dhe Messi kanë fituar trofeun e parë me kombëtaret e tyre të njëjtën datë 10 Korrik.

Ishte data 10 Korrik viti 2016 kur Ronaldo fitoi Kampionatin Evropian me Portugalinë pasi mposhtën në finale Francën 1-0.
Saktësisht pesë vite më vonë më 10 Korrik 2021 ishte Messi që fitoi trofeun e tij të parë me Argjentinën.
34-vjeçari, ‘theu’ mallkimin me Argjentinën dhe fitoi trofeun e parë pas katër finaleve të humbura ndër vite.
Të dy futbollistët ishin kritikuar me vite të tëra për faktin që kishin fituar trofe vetëm në nivel klubesh, por kjo ka mbetur në të kaluarën pasi tani të dy kanë trofe të fituar me kombëtaret e tyre.
July 10, 2016: Ronaldo wins his first international trophy.
July 10, 2021: Messi wins his first international trophy.
The day of the GOAT
pic.twitter.com/ZObIG2vsR5
— ESPN FC (@ESPNFC) July 11, 2021

