Celta përmbys gjithçka në pjesën e dytë, Barca mbetet pa fitore (VIDEO)

Skuadra vendase ka arritur të bëjë një rikthim të çmendur duke e rikthyer rezultatin nga 3-0 në pjesën e parë, në 3-3 në pjesën e dytë, për të nxjerrur një barazim të vlefshëm.

Barcelona shkoi në epërsinë e tri golave pas 45 minutave të parë, falë golave të Fatit (5′), Busquets (18′) dhe Depay (34′).

Në pjesën e dytë ndodhi e papritura dhe vendasin përmbysën rezultatin prej tri golave, fillimisht me Aspas i cili shënoi në minutën e 52-të, gjersa në minutën e 74-të Nolito e ngushtoi epërsinë në 3-2 për mysafirët.

Kur u mendua se Barcelona po e fitonte ndeshjen, në skenë doli edhe njëherë Iago Aspas i cili me një gol të bukur në minutën e fundit të shtesës tronditi skuadrën katalunase për rezultatin 3-3.

Për të parë golin e barazimit klikoni këtu – VIDEO

Barcelona kështu mbetet pa fitore në katër ndeshjet e fundit në La Liga me dy fitore dhe dy barazime, teksa pozicionohen në pozitën e nëntë momentalisht me 17 pikë të mbledhura pas 12 xhirove.

Celta Vigo në anën tjetër gjendet në pozitën e 14-të me 12 pikë të mbledhura pas 13 xhirove. /Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close