Një nga futbollistët çekë më të mirë në histori nuk u kthye në vendlindje pas karrierës së tij si lojtar. Ai qëndroi në Itali te Juventusi, por në fillim të vitit të kaluar u pezullua për tetë muaj nga pozicioni i tij në futbollin italian, për shkak të shkeljes së përfitimit pasuror në kuadër të skandalit “Plusvalenza”.

Gjithsesi, Federata Çeke e Futbollit i propozoi mesfushorit legjendar Pavël Nedved, postin e drejtorit të ekipit kombëtar, i cili është kualifikuar për në finalet e “Euro 2024” në Gjermani.
“E vlerësoj ofertën dhe kushtet që kam marrë nga presidenti i Federatës, si dhe qasjen gjatë negociatave, por, për fat të keq, pas shumë mendimeve dhe konsultimeve të shumta vendosa të mos pranoj ofertën,”- tha Nedved, duke i zhgënjyer rëndë çekët.
Ai shpjegoi edhe pse nuk e pranoi ofertën. “Unë nuk kam qenë në Çeki për shumë vite. Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndihmoj Federatën dhe kombëtaren për momentin. Aq më tepër që jam jashtë shtetit më shumë se në Çeki, për shkak të shumë detyrimeve.
Në fillim të vitit 2023, gjykata sportive italiane i hoqi Juventusit 15 pikë në Serie A për shkak të mashtrimit financiar gjatë transferimit të lojtarëve.

Gjykata vendosi gjithashtu ndalime individuale për ish-anëtarin e bordit të Juventusit, Fabio Paratici, i cili u pezullua për dy vjet e gjysmë, ish-presidenti i klubit Andrea Agnelli për dy vjet, ish-drejtori sportiv Federico Cherubini u dënua me një vit e katër muaj ndalim për të kryer punën e tij, ndërsa i lartpërmenduri Pavel Nedved, mori një pezullim tetë muajsh.

